SHBA, demokratët thirrje Pence të aktivizojë amendamentin e 25-të
Në një letër të dielën për kolegët e saj, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha se udhëheqësi i shumicës Steny Hoyer do të kërkojë pëlqimin unanim për të sjellë rezolutën e hartuar nga përfaqësuesi Jamie Raskin.
Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po planifikojnë të miratojnë një rezolutë duke kërkuar që zëvendës presidenti Mike Pence të aktivizojë amendamentin e 25-të për rrëzimin e Presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një letër për kolegët e saj, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha se udhëheqësi i shumicës Steny Hoyer do të kërkojë pëlqimin unanim për të sjellë rezolutën e hartuar nga përfaqësuesi Jamie Raskin.
Projektligji i bën thirrje Pence "të mblidhet dhe mobilizojë kabinetin për të aktivizuar amendamentin e 25-të për të shpallur presidentin të paaftë në ekzekutimin e detyrave të zyrës së tij".
"Nëse nuk marrim pëlqimin unanim, ky legjislacion është planifikuar të paraqitet në ditën vijuese. Ne po i bëjmë thirrje zëvendës presidentit të përgjigjet brenda 24 orëve. Tjetra, ne do të vazhdojmë me sjelljen e impiçmentit", shkroi Pelosi.
Pelosi u zotua se Demokratët do të veprojnë me urgjencë, duke thënë se Trump përbën "një kërcënim të afërt" për Kushtetutën dhe demokracinë amerikane.
"Derisa ditët kalojnë, tmerri i sulmit të vazhdueshëm ndaj demokracisë sonë i kryer nga ky president është intensifikuar dhe kështu është nevoja e menjëhershme për veprim", shtoi ajo.
Trump akuzohet për nxitje të dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitol-it, e cila përfshin si Dhomën ashtu edhe Senatin, si dhe për ndalimin e detyrës së Kongresit për të konfirmuar fitoren e zgjedhjes së Joe Biden si president.























