SHBA, vdes polici i cili iu përgjigj trazirave në ndërtesën e Kongresit
Oficeri Howard Liebengood, 51-vjeç, ka ndërruar jetë të shtunën ndërsa ishte jashtë detyrës, sipas Policisë së Kapitolit.
Veterani 15-vjeçar i Policisë së Kapitolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu përgjigj trazirave javën e kaluar në Washington, ka vdekur të shtunën ndërsa ishte jashtë detyrës, njoftuan dje forcat e rendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficeri Howard Liebengood, 51-vjeç, u caktua në Divizionin e Senatit dhe ka qenë në departament që nga prilli i vitit 2005, bëri të ditur Policia e Kapitolit në një deklaratë.
"Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë të respektohet privatësia e familjes së tij dhe oficerëve të tjerë të USCP-së", thuhet në deklaratë.
Në deklaratë nuk zbulohen shkaqet e vdekjes të oficerit.
Hyrja e furishme në ndërtesën Kongresit Amerikan ndodhi pasi presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet se zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin vjedhur dhe u zotua se nuk do t'i pranonin kurrë.
Pesë persona u vranë në dhunë, duke përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit, i cili u raportua se ishte bashkuar me një zjarrfikës kur mbështetësit e Trump-it hynë në sallën e Kongresit.























