Finlandë: Shtohen raste me variantin e ri të COVID-19
BKT
   Bota

Finlandë: Shtohen raste me variantin e ri të COVID-19

Deri më tani ka 49 raste të vatriantit të ri të COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL).

Shtohen raste të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i modifikuar të diagnostikuar në Finlandë, thuhet në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), njofton IS, transmeton RTKLive.

THL raporton 29 raste të reja të verifikuar sot. Më parë ishin rapoertuar 20 raste të tjera, kështu që një total është 49 raste të infektuar nga koronavirusi i modifikuar në Finlandë.

Nga rastet e lartcekura, 47 janë lloje të modifikuara të viruseve të zbuluara në Angli dhe dy lloje virusesh të zbuluara në Afrikën e Jugu.

Mbi 18 nga rastet e reja janë diagnostikuar tek personat që mbërritën në Finlandë pas datës 20.12.2020. Pasagjerët kanë mbërritur në Finlandë nga vendet si: Britania, Gana, Suedia, Afrika e Jugut, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Turqia dhe Estonia, njofton THL, transmeton RTKLive.

Tetë nga mostrat janë nga kontakte të ngushta të rasteve të njohura më parë dhe origjina e tre infeksioneve është ende duke u hetuar.

Ka të paktën 55 njerëz potencialisht të infektuar në karantinë.

Lasse Lehtonen, drejtor i Diagnostifikimit në Helsinki (Hus), parashikoi më parë që varianti britanik i koronavirusit me përhapje më të shpejtë, do të përhapet gjerësisht në Finlandë gjatë pranverës.

“ Sipas vlerësimit tim, ne jemi ndoshta rreth një muaj pas Danimarkës në situatën e infeksionit të variantit të virusit B117, shkroi ai në blogun e tij./RTKLive