08:26 / 12.01.2021
Finlandë: Rënia e borës po përkeqësohet
Disa raste ndeshje komunikacioni në rrugën Helsinki-Turku, si dhe ndërprerjet e energjisë në më shumë se 40 komuna.
Ky është bilanci i ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në Finlandë.
Sot,siç bëjnë të ditur mediet finlandeze, qarkullimi rrugor është shumë e keqe në pjesën më të madhe të vendit, transmeton RTKLive.
Në zonën e Qendrës së Helsinkit, ngarja e makinës është bërë shumë e rrezikshme, sidomos gjatë mëngjesit, për shkak të një stuhie dëbore.
Sipas shërbimeve të shpëtimit dhe Policisë së Länsi Uusimaa bëhet e ditur për një seri të ndeshjeve komunikacioni, në rrugën Heksinki-Turku./RTKLive























