SHBA fut Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin
BKT
   Bota

SHBA fut Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur që të fusë Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Në njoftimin e DASH për këtë vendim thuhet se Kuba në mënyrë të përsëritur ka siguruar organizimin e akteve terroriste ndërkombëtare në territorin e saj, duke garantuar në këtë mënyrë një strehë të sigurt për terroristët, njofton A2.

Në këtë mënyrë presidenti Trump i le një tjetër sfidë administratës së re Biden që kishte si qëllim të normalizonte marrëdhëniet me Kubën.

Një zyrtar i lartë kuban reagoi për këtë vendim të DASH duke e konsideruar atë hipokrit dhe oportunizëm politik.