11:13 / 12.01.2021
Stuhi bore po mbretëron në Suedi
Siç bëjnë të ditur mediet suedeze, moti i lig po mbretëron në Suedi, me ç’rast shumë vendbanime kanë ngelur pa rrymë elektrike.
SMHI (Instituti Meteorologjik Suedez) ka lëshuar një paralajmërim të klasës 3, e cila ka bërë që Administrata Suedeze e Transportit të anulojë trenat dhe shkollat të mbyllen, njofton SvD, transmeton RTKLive.
Stuhia intensive e dëborës vazhdon edhe sot, duke arrirë që, në një pjesë të Suedisë, në orën 07.00 të mëngjesit pothuajse gjysmë metri dëborë .
I gjithë trafiku i trenave në drejtimin Sundsvall-Umeå anulohet deri të mërkurën.
Administrata Suedeze e Transportit, përmes faqes së saj të internetit, paralajmëron që udhëtimet me makinë të shmangen sa ma shumë të jetë e mundur./RTKLive























