Japonia planifikon të shtrijë emergjencën e COVID-19 përtej Tokios
BKT
   Bota

Japonia planifikon të shtrijë emergjencën e COVID-19 përtej Tokios

Kryeministri Suga thotë se gjendja e jashtëzakonshme do të shtrihet deri në Osaka.

Japonia pritet të zgjerojë gjendjen e saj të jashtëzakonshme në pjesë të tjera të vendit pas rritjes së rasteve të COVID-19, dekalroi kryeministri i vendit, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yoshihide Suga informoi udhëheqësit e partisë së tij në lidhje me vendimin që pritet lidhur me zgjerimin e gjendjes së jashtëzakonshme në provincat e tjera në Japoninë perëndimore, njoftoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

"Ka rajone (në vend), përfshirë Osaka, që kanë regjistruar një rritje të infeksioneve, kështu që ne do të shqyrtojmë nëse do të zgjerojmë zonën (nën gjendjen e jashtëzakonshme)", citoi agjensia të ketë thënë Suga.

Të enjten, kryeministri shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Tokio dhe tri provinca të tjera pasi qyteti raportoi 2.447 infeksione në një ditë të vetme, rritja më e madhe ditore e infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit në vend më 16 janar 2020.

Guvernatorët provincialë të provincave Aichi dhe Gifu gjithashtu planifikojnë të kërkojnë nga qeveria qendrore të përfshijë dy provincat qendrore japoneze në gjendjen e re të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme u lejon guvernatorëve të provincave që të urdhërojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë kohën në restorante.

Kjo është hera e dytë që Japonia shpall gjendje të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Më parë, gjendja e jashtëzakonshme u vendos në prill deri në maj të vitit të kaluar.

Japonia ka raportuar 295.054 infeksione, përfshirë mbi 3.901 vdekje që nga shpërthimi pandemisë, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.