Finlandë: 221 raste të reja me COVID-19
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raporton 221 raste të reja të infeksionit me koronavirus në ditën e sotme.
Kjo do të thotë se gjithsej 39,011 raste të covid-19 janë konstatuar në Finlandë.
Raste e infeksionit në të gjithë vendin ka rënë pak dhe tani qëndron në 63.5 raste në 100,000 banorë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Gjatë periudhës së mëparshme 14-ditore ishte 73.2 raste
Uusimaa, rajon në pjesën jugore të Finlandës, aktualisht është më e prekura me një incidencë prej 108.4 raste, e ndjekur nga pjesa jugperëndimore, me 97 raste në 100,000 banorë.
Sipas informacionit të së hënës, 134 pacientë me koronavirus janë duke u kujdesur në spital, nga të cilët 32 marrin kujdes intensiv. Në po këtë ditë, 11 vdekje të tjera u raportuan nga shkaku i virusit, duke arrirë numri i të vdekurve në 597.
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie gjithashtu njoftoi të hënën se 29 raste të koronavirusit mutant, të shfaqur së pari në Angli janë zbuluar në Finlandë, numri total i rasteve është 49./RTKLive























