Trumpi refuzon të marrë përgjegjësinë për sulmin në Kongres
BKT
   Bota

Trumpi refuzon të marrë përgjegjësinë për sulmin në Kongres

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të marrë përgjegjësi për sulmin në Kongres që ndodhi javën e kaluar ku humbën jetën pesë persona.

Protestuesit pro-Trump në tentim për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit ishin futur në Kongres. Para sulmeve Trump vazhdimisht kishte pretenduar se fitorja i është vjedhur dhe u vlerësua se ai nxiti turmën drejt sulmit.

"Nëse e keni lexuar fjalimin tim, ajo që kam thënë ishte totalisht e përshtatshme", tha Trump raportojnë mediumet amerikane.

Ai iu referua fjalimit që mbajti para se të ndodhnin sulmet. Trump foli sot për gazetarë para se të nisej në Teksas.