Belgjikë, 8 vite burg politikanit që dha viza të paligjshme "humanitare"

Belgjikë, 8 vite burg politikanit që dha viza të paligjshme "humanitare"

Melikan Kucam, ish-këshilltari i qytetit i ekstremit të djathtë i partisë Aleanca e Re Flamaneze (N-VA) në qytetin Mechelen, u akuzuara për "shitje të vizave humanitare”.

Melikan Kucam, politikani i ekstremit të djathtë në Belgjikë, u dënua me tetë vjet burg për dhënien e paligjshme të "vizave humanitare", që rezultoi në përfitim material.

Kucam, ish-këshilltari i qytetit i ekstremit të djathtë i partisë Aleanca e Re Flamaneze (N-VA) në qytetin Mechelen, u akuzuara për "shitje të vizave humanitare në vlerë nga 2.150 deri në 7.500 euro për person", krishterëve sirianë nga Siria dhe Iraku.

Gjykata e dënoi atë me tetë vjet burg dhe ai gjithashtu duhet të kthejë 696 mijë euro të cilat i fitoi në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Kucam, i cili pretendon se klienti i tij është i pafajshëm, tha se ai do të apelojë vendimin e gjykatës.

Përveç Kucam, gjithashtu u dënua nëna dhe djali i tij për bashkëpunim në dhënien e paligjshme të vizave. Nëna u dënua me 40 muaj burg, kurse djali me katër vjet.

Përndryshe, aplikimi për vizë humanitare në Belgjikë është falas, kurse pagesa administrative është 350 euro.

Kucam u arrestua në fillim të vitit 2019 me akuzat e arritjes së fitimit ndërsa solli asirianët, pjesëtarë të komunitetit të cilit ai vetë i përket, në Belgjikë.

Ky politikan mori para për të shtuar një numër të madh njerëzish në listën e vizave.

Gjatë procedurave gjyqësore, të cilat filluan për shkak të korrupsionit që u zbulua në një televizion, Kucam, përveç korrupsionit, u akuzua edhe për trafikim me qenie njerëzore./aa


MË SHUME NGA Bota