Australi: Dyshimet për efektivitetin e vaksinës Astra
BKT
   Bota

Australi: Dyshimet për efektivitetin e vaksinës Astra

Imunologët kryesorë në Australi hezitojnë të përdorin vaksinën e Astra Zeneca kundër covid-19, të cilën Suedia, gjithashtu, e ka blerë në sasi të mëdha.

Vaksina nuk është mjaft efektive, pretendojnë ata. Ashtu si në Suedi dhe BE, vaksina e Astra Zeneca kundër covid-19 është gati të aprovohet në Australi, e cila planifikon të blejë deri në 53 milionë doza të vaksinës. Por atje, studiuesit kryesorë tani duan të presin për të futur vaksinën Astra, thekson Reuters.

Vaksina nuk është mjaft efektive, pretendojnë studiuesit, njofton SvD, transmeton RTKLive.

Pyetja është nëse ka aftësi të rezultojë në imunitet të tufës.

“Ne luajmë një ndeshje të gjatë këtu dhe nuk e dimë sa do të zgjasë ajo ndeshje”, thotë profesor Stephen Turner, kryetar i Shoqatës Australiane dhe Zelandës së Re për Imunologjinë (ASI)./RTKLive