Unioni Afrikan blen 270 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

Unioni Afrikan blen 270 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Duke njoftuar se gjithsej 270 milionë dozat e porositura do të merren nga kompanitë Pfizer, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, Ramaphosa tha se Afreximbank mund t‘u japë kredi vendeve anëtare që të sigurojnë vaksinën.

Presidenti i radhës në Unionin Afrikan dhe presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, njoftoi se kanë blerë nga kompani të ndryshme 270 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të cilat do të shpërndahen në vendet e kontinentit.

Ramaphosa në një deklaratë me shkrim theksoi se 50 milionë doza të vaksinave që do vijnë në periudhën e muajve prill dhe qershor do të shpërndahen nga Unioni Afrikan në vendet e kontinentit.

Duke njoftuar se gjithsej 270 milionë dozat e porositura do të merren nga kompanitë Pfizer, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, Ramaphosa tha se Afreximbank mund t‘u japë kredi vendeve anëtare që të sigurojnë vaksinën.

Pjesa tjetër e mbetur e vaksinave mund të vijnë brenda vitit njoftoi Ramaphosa, i cili theksoi se marrëveshja e arritur me kompanitë do të luajë rolin në plotësimin e 600 milionë dozave të vaksinave që do të sigurohen përmes Programit të Qasjes Globale (COVAX).

Deri më tani në kontinentin ku janë regjistruar 3.1 milionë raste, synohet që të vaksinohen 60 për qind e 1.3 miliardë njerëzve në mënyrë që të arrihet imuniteti masiv.