Finlandë:Kufizime të reja në javën tjetër, shkak varianti i ri i COVID-19
Qeveria finlandeze po rrit përpjekjet për të parandaluar përhapjen e një varianti të ri dhe më të dhunshëm të koronavirusit.
Bëhet e ditur se qeveria finlandeze ka angazhuar Ministrinë e Brendshme, ndër të tjera, të përgatisë një propozim për të forcuar trafikun kufitar. Përveç Ministrisë së Brendshme, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë (STM) dhe disa ministri të tjera po përgatisin, gjithashtu, propozime për masa të tjera shtesë të nevojshme, njofton HS, transmeton RTKLive.
Bëhet e ditur se Ministria e Brendshme po përgatit, mes tjerash, kufizime të reja rreth udhëtimit.
Këto masa janë planifikuar të diskutohen në mbledhjen e qeverisë javën e ardhshme. Gjatë bisedimeve të qeverisë të mërkurën, u udhëzua që Ministria e Brendshme do të bëjë propozimin brenda kornizës së legjislacionit aktual dhe kompetencave të vendimmarrjes që i ka dhënë qeverisë.
Kjo do të thotë që qeveria ende nuk është duke futur një ligj të jashtëzakonshëm, të paktën jo akoma. Tani për tani, nuk dihet se sa të gjera janë kufizimet e udhëtimit dhe shtrëngimet e tjera./RTKLive























