15:47 / 14.01.2021
Finlandë, ISHM: 258 raste të reja të infeksionit
Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raporton 258 raste të reja të koronavirusit brenda 24 orëve të fundit, që do të thotë se një total prej 39,593 njerëz në Finlandë kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i epidemisë.
Sipas të dhënave të së mërkurës, një total prej 610 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Finlandë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Bëhet e ditur se numri i njerëzve të vaksinuar arrin në 23,126 që do të thotë se pak më shumë se 0.42 për qind e popullësisë së Finlandës është vaksinuar./RTKLive























