Suedi: Më shumë se 10,000 të vdekur nga koronavirusi
Sipas statistikave të fundit të Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, në Suedi, më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur me covid-19.
Shumë raste të reja të virusit janë duke u diagnostikuar ende - më të prekurit janë Skåne, Halland dhe javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve në një nivel vendi, njofton SvD, transmeton RTKLive.
Sipas shefes së departamentit të Agjencisë të Shëndetit Publik, në Suedi kemi një numër të rritur të rasteve.
Në planin ndërkombëtar, ajo është ende një pandemi në fuqinë e saj dhe nuk duket se po qetësohet ende, thotë Karin Tegmark Wisell, shefe e ASHP-së.
Deri më tani 351 vdekje me kovid-19 të konfirmuar janë raportuar në Suedi, duke arritur shifrën në total 10,185 njerëz të vdekur, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Shëndetit Publik. Ndërkohë që bëhet e ditur se afro 518,783 njerëz janë konfirmuar të infektuar me covid-19.
“ Ekziston akoma një numër i madh rastesh, por jo rritje, por më tepër një pllajë - ose ndoshta një rënie e caktuar në disa rajone”, thotë Karin Tegmark Wisell.
Autoriteti i shëndetit publik inkurajon popullatën të testohen në rast të ndonjë simptome, ndërkaq bëhet e ditur se numri i rasteve pozitive me koronavirus ka rënë pak këtë javë.
“ Kemi frikë se numri i vdekjeve do të rritet në vend. Suedia Jugore është veçanërisht e goditur rëndë”, deklaroi Karin Tegmark Wisell./RTKLive























