08:25 / 15.01.2021
Virologu suedez paralajmëron 5000 vdekje në muajt e ardhshëm
Trajtimi i institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm të Sueidsë karshi COVID-19, kohëve të fundit ka ngjallur kritika të ashpra.
Kështu, nga Agjencia e Shëndetit Publik Suedez njoftohet se mbi 10 mijë njerëz kanë vdekur nga infeksioni COVID-19, thuhet në reagimin e virologut suedez, Frederik Elgh, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.
Më tej ai paralajmëron për një gjendje kaotike, nëse nuk merren masa parandaluese.
“Nëse nuk bëhet asgjë, është plotësisht e mundur që edhe 5,000 njerëz të tjerë të vdesin në dy muajt e ardhshëm”, profesori i virologjisë Fredrik Elgh./RTKLive























