Izrael, në 24 orët e fundit shënohen 9.172 raste me COVID-19

Izrael, në 24 orët e fundit shënohen 9.172 raste me COVID-19

Në Izrael tërheq vëmendjen rritja në shifrën e rasteve ditore pavarësisht karantinës që zbatohet.

Pavarësisht karantinës numri i rasteve ditore në Izrael me koronavirusin e ri (COVID-19) sa vjen e rritet, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 9.172 raste të reja.

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se në vendin me një popullsi rreth 9,3 milionë banorë janë shënuar 9.172 raste të reja duke e ritur në 531.791 numrin gjithsej të rasteve, ndërsa me 43 të vdekur numri gjithsej i viktimave nga COVID-19 është rritur në 3.869. 

Ndër të tjera thuhet se 1.097 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë dhe se deri më tani janë shëruar 449.492 persona.

Në anën tjetër bëhet e ditur se ka tejkaluar 2 milionë numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. 

Shifra e rasteve aktive mbi 78 mijë

Në Izrael tërheq vëmendjen rritja në shifrën e rasteve ditore pavarësisht karantinës që zbatohet.

Falë karantinës e cila filloi në vend shtatorin e vitit të kaluar dhe e cila vazhdoi për rreth një muaj, numri i rasteve aktive ra nën 8 mijë, ndërsa në ditët e fundit kjo është rritur deri në 78.430.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të pandemisë së COVID-19 shpalli karantinën për herë të tretë me 27 dhjetor 2020.

Për shkak të rritjes në numrin e rasteve, qeveria izraelite mori vendimin për të shtrënguar rregullat e karantinës duke filluar nga 7 janari.