Iran, 83 vdekje të reja nga COVID-19

Iran, 83 vdekje të reja nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, njoftoi se janë konfirmuar edhe 6.485 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 1.318.295.

Në Iran gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 83 raste të vdekjes lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 56.621 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, për televizionin shtetëror njoftoi se janë konfirmuar edhe 6.485 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 1.318.295.

Në repartet për kujdes intensiv trajtohen 4.415 persona, ndërsa deri më tani nga sëmundja janë shëruar 1.107.011 të infektuar.

Lari shtoi se deri më tani për praninë e koronavirusit janë bërë më shumë se 8.42 milionë teste.