Spitalet drejt kolapsit, varianti brazilian i koronavirusit shqetëson botën

Spitalet drejt kolapsit, varianti brazilian i koronavirusit shqetëson botën

Covid-19 vijon të pësojë mutacione, dhe pas atij britanik, tani është një variant brazilian që po shqetëson botën.

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia dhe ishujt e Kepit të Gjelbër. Ndërsa Japonia konfirmoi rastet e para.

Shkencwtarët theksojnë se mutacioni brazilian ka evoluar ndarazi nga ai anglez dhe afrikano-jugor, por shfaq karakteristika të ngjashme.

Niveli i transmetimit i këtij varianti është shumë i lartë. Kjo po çon sistemin shëndetësor në Brazil drejt kolapsit.

Në Manaus, mjekët paralajmërojnë se shumë persona mund të vdesin për shkak të mungesës së pajisjeve dhe asistencës. Amazona është goditur rëndë në fazën e parë të pandemisë dhe tani është epiqendër e kësaj vale të dytë.

Brazili renditet i treti në botë me mbi 8.3 milionë të infektuar dhe i dyti për numër viktimash me mbi 207 mijë jetë të humbura.