Finlandë: Dy të vdekur nga COVID-19

Finlandë: Dy të vdekur nga COVID-19

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), dy persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Deri më tani janë 618 raste vdekjesh të shkaktuara nga koronavirusi, bën të ditur IKSHM (THL)

Sipas shifrave të fundit, 60 pacientë po trajtohen në qendrat spitalore nga koronavirusi, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Krahasuar me një ditë më parë situatat duket më e kontrolluar, ngase kemi rënie rastesh me koronavirus, ndonëse në shifra më të vogla.

Sot, kemi 318 raste të reja të koronavirusit, ku numri i të infektuarve, që nga fillimi i epidemisë, arrin në 39911.

Siç bën të ditur IKSHM (THL) 64 raste të infektuar nga virusi mutant, ku nga ta 62 janë raste të zbuluara në Angli dhe 2 raste të zbuluara në Afrikën e Jugut.

Ndërkohë që, sipas IKSHM, deri më tani në Finlandë janë dhënë 43,143 doza vaksinash.RTKLive