Finlandë: Vazhdon pezullimi i fluturimeve nga Anglia, shkak virusi mutant

Finlandë: Vazhdon pezullimi i fluturimeve nga Anglia, shkak virusi mutant

Pezullimi u zgjat nga java e vendosur më parë, ku sipas Traficom, kjo masë është marrë për shkak të të koronavirusit mutant, në bazë të udhëzimeve të THL.

Agjencia Finlandeze e Transportit dhe Komunikimit -Traficom, ka vendosur të zgjasë pezullimin e fluturimeve të pasagjerëve në Finlandë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Afrika e Jugut deri në 25 janar, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Sipas THL, është e nevojshme të vazhdohet pezullimi i fluturimeve të pasagjerëve në këto vende, të paktën derisa qeveria të diskutojë kufizime të mundshme të reja të udhëtimit ose masa të tjera shtesë.

Bëhet e ditur se në këtë vendim nuk përfshihen ndalesat teknike, transferimin e fluturimeve me ekuipazhin e vet, aviacionin shtetëror, fluturimet e ambulancës ose fluturimet e ngarkesave./RTKLive