Suedi: 138 të vdekur nga COVID-19

Suedi: 138 të vdekur nga COVID-19

Sot, siç bën të ditur Agjencia e Shëndetit Publik Suedez, 138 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa 368 persona janë në kujdesin intenziv.

Deri më tani numri i pacientëve që kanë humbur betejën nga COVID-19 arrin shifrën 10,323.

Ndërkaq numri i të infektuarve nga koronavirusi, që nga fillimi është 523.486, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Dje, ky numër ishte 518,783. Kjo do të thotë një rritje me 4,703 raste të reja të infeksionit.

Bëhet e ditur se 4518 njerëz kanë marrë kujdes intensiv nga COVID-19./RTKLive