Biden do të emërojë David Kessler në krye të programit të vaksinimit

Biden do të emërojë David Kessler në krye të programit të vaksinimit

Kessler do të koordinojë logjistikën e prodhimit të miliona dozave të vaksinës si dhe ekzaminimin dhe aprovimin e vaksinës.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, në krye të grupit të punës së formuar në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të emërojë dr. David Kessler, ish-kreun e Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ekipit të tranzicionit të Bidenit, thuhet se në vend të Moncef Slaoui, kreu i "Operacionit Warp Speed", të filluar nga administrata e Trumpit në lidhje me punimet e vaksinës kundër COVID-19 do të emërohet Kessler.

Kessler ishte kreu i FDA-së në vitet 1990-ta, ndërsa ai gjithashtu do të jetë shefi shkencor i grupit të ndërhyrjes ndaj COVID-19 si dhe kryekëshilltari i Bidenit për pandemi.

Theksohet se Kessler do të koordinojë logjistikën e prodhimit të miliona dozave të vaksinës si dhe ekzaminimin dhe aprovimin e vaksinës.