Mbi 3 milionë raste me COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Mbi 3 milionë raste me COVID-19 në kontinentin e Afrikës

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 76.858 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 3.192.798.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 76.858 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.606.265.

Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.