Qeveria e Holandës jep dorëheqjen

Qeveria e Holandës jep dorëheqjen

Raportohet se arsyeja e dorëheqjes është për shkak se zyra e taksave ka kryer veprime të kundërligjshme në sistemin e inspektimit të të ardhurave.

Qeveria e koalicionit e përbërë nga katër parti politike në Holandë ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin se ka kryer veprime të kundërligjshme në sistemin e inspektimit të të ardhurave nga zyra e taksave.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, bëhet e ditur se ka dhënë dorëheqjen qeveria e koalicionit e përbërë nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Unioni Kristian Demokratik (CDA), Demokratët 66 (D66) dhe Partia e Unionit Kristian (CU).

Arsyeja e dorëheqjes thuhet se është për shkak se zyra e taksave ka kryer veprime të kundërligjshme në sistemin e inspektimit të të ardhurave.

Qeveria e koalicionit, do të vazhdojë si qeveri e përkohshme deri në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 17 mars, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se kjo situatë nuk do të ndikojë në vendimet e marra lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ndër të tjera, njoftohet se kryeministri Mark Rutte do t‘i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë mbretit Alexander.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri i Ekonomisë, Eric Wiebes, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij dhe se nuk do të marrë detyrë në qeverinë e përkohshme.

Qeveria në takimin javor të kabinetit të ministrave, u mblodh për të diskutuar rezultatet politike të raportit me titull "Padrejtësia e paparë" që komisioni hetimor i formuar nga Dhoma e Përfaqësuesve paraqiti për gabimet e bëra në pagesat për kujdesin e fëmijëve.

Komisioni hetimor i formuar nga Parlamenti i Holandës, më 17 dhjetor 2020 zbuloi se mijëra familje që merrnin ndihmë për kujdesin e fëmijëve u akuzuan gabimisht si "mashtrues" nga zyrtarët e shtetit dhe se ndaj këtyre familjeve ishin ndërmarrë procedura.

Në raportin e përgatitur nga komisioni, u bë e ditur se zyrtarët e shtetit kishin bërë gabim në inspektimet e tyre për të ardhurat ndaj familjeve që merrnin ndihmë për kujdesin e fëmijëve, dhe se si pasojë e këtyre gabimeve mijëra familje u akuzuan si "mashtrues" dhe se atyre iu ndërprenë pagesat.

Në raportin e titulluar "Padrejtësi e paparë" ishte theksuar se zyra e taksave ka kryer veprime të kundërligjshme në sistemin e inspektimit të të ardhurave.

Ndër të tjera në raport u vu në dukje se ndaj shumë familjeve u ngritën hetime për "mashtrim".