Gjykata Evropiane: Trupat ruse morën pjesë aktive në ngjarjet e Krimesë
Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut u deklarua në lidhje me ankesën e Ukrainës për rolin e Rusisë, në zhvillimet të cilat quan në okupimin e Krimesë.
Në raportin e gjykatës në veçanti ështëshqyrtuar prania dhe numri i shtuar i trupave ushtarake ruse në rajonin e Krimesë, në periudhën janar-mars 2014. Sipas gjykatës kjo kishte ndodhur pa pëlqimin e autoriteteve ukrainase, pasi që më para kishte një marrëveshje në mes dy shteteve për një prezencë të kufizuar të trupave ruse në bazat detare në Krime, baza të cilat shfrytëzoheshin nga marinën ruse, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e vlerëson raportin e Qeverisë ukrainase si të qëndrueshëm dhe vlerëson që pala ukrainase ka ofruar dëshmi të mjaftueshme, për marrjen e vendimit.
Sipas gjykatës trupat ruse në Ukrainë nuk kishin rol pasiv, ato kishin marr pjesë aktive në pothuajse të gjitha zhvillimet që kishin quar deri te referendumi dhe aneksimin nga Rusia të siujdhesës sëKrimesë.
Numri i trupave ruse në bazat ushtarake detare në Krime, nga rreth 10 mijë sa ishte në muajin janar, ishte dyfishuar gjatë muajit mars,duke arritur nërreth 20 mijë trupa. Këtë dyfishim të numrit të trupave pala ruse nuk e kishte justifikuar, si dhe nuk e kishte njoftuar palën ukrainase.
Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtave të Njeriut, ishte bazuar në dy ankesat e Ukrainës të paraqitura në vitin 2014 dhe 2015. Në ankesat e saja pala ukrainase kishte pretenduar se Rusia, në periudhën nga 27 shkurti 2014 e deri në muajin gusht 2015, kishte shkelte sistematikisht të drejtat e njeriut në Krime, duke kryer shkelje të shumta të konventave Evropiane.Gjykata i kishte bashkuar dy ankesat në një rast dhe bazuar në të dy ankesat edhe e kishte marr vendimin.
Që nga viti 2014, kur kishte filluar konflikti në Krime, për të vazhduar më pas me konfliktet në pjesën lindore të Ukrainës, në kufirin Ukrainë-Rusi, janë vrarë mbi 13 mijë ukrainas, ndërsa të plagosur kanë mbetur rreth 30 mijë ukrainas.
























