​Michel: Ende jo momenti i duhur për pasaportat e vaksinave

​Michel: Ende jo momenti i duhur për pasaportat e vaksinave

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha sot se ndërsa një “pasaportë vaksine” COVID-19 mund të aplikohet, nuk ishte momenti i duhur për ta bërë këtë.

Në një intervistë me ‘Buitenhof’, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”.

”Sidoqoftë, vendimi mbetet te udhëheqësit e BE”, tha ai.

Në një letër për Komisionin Evropian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar një pasaportë vaksinimi.

Por, Michel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur.

“Nëse futet shumë herët, kjo mund të prodhojë zhgënjim gjigant në Evropë dhe jashtë saj”, tha Michel.

I pyetur nëse në të ardhmen, udhëtimi në të gjithë BE-në do të ishte i mundur vetëm për njerëzit që kishin marrë vaksinën, Michel tha se “nuk përjashton asgjë”./Atsh