
20:34 / 17.01.2021
Britani e Madhe: Numri i rasteve të reja, më i ulët që prej 27 dhjetorit
Numri i të sapo infektuarve me virusin korona në Britaninë e Madhe u rrit sot me 38.598, që është numri më i ulët i rasteve të regjistruara çdo ditë në vend që nga 27 dhjetori.
Numri i të infektuarve të ri një ditë më parë ishte 41.346, raporton Reuters.
Në 24 orët e mëparshme, 671 njerëz vdiqën. Kjo është një rënie krahasuar me dje, kur numri i vdekjeve ishte 1,295.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virusin korona që nga fillimi i epidemisë në Britani është 3.395.959 dhe 89.261 njerëz kanë vdekur, raporton portali Worldometers.