Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit anti-COVID
BKT
   Bota

Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit anti-COVID

Spanja filloi të dielën fazën e dytë të vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe Bio’n’Tech në shtëpitë e të moshuarve.

Gjithashtu Spanja ka marrë aprovimin edhe për vaksinën Moderna e cila ka filluar të shpërndahet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Synimi i qeverisë spanjolle është që të vaksinojë 70% të popullsisë përpara nisjes së sezonit veror.

Ditën e premte, Spanja raportoi 49 mijë raste të reja me Covid-19, një rekord infektimesh që nga nisja e pandemisë.

"Jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë faze të vaksinimit dhe jemi mirënjohës dhe shpresojmë që të vaksinohet e gjithë popullsia, pasi sigurisht ne duhet të krijojmë imunitet ndaj virusit. Autoritetet po bëjnë një punë të mirë duke vaksinuar të gjithë rezidentet në shtëpitë e të moshuarve”, tha Roza Vilanova, drejtoreshë e shtëpisë së të moshuarve.

Autoritetet italiane deklaruan se Italia është vendi i parë në Evropë që arrin kuotën e 1 milionë personave të vaksinuar, teksa ditën e dielë ata nisën administrimin e dozës së dytë të vaksinës Pfizer, transmeton euronews.albannia.

Pavarësisht këtij fakti, në të gjithë vendin vazhdojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese, teksa nëntë rajone do të zgjasin orarin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve.