Apple me sensor të gishtave nën ekran të iPhone?

Apple me sensor të gishtave nën ekran të iPhone?

Sipas burimeve të reja të informacionit thuhet se Apple është duke planifikuar të sjell disa përmirësime të rëndësishme në modelet e reja të iPhone, të cilat pritet t’i ofrojë brenda këtij viti.

Bloomberg ka raportuar se inxhinierët e kompanisë Apple kanë plane të reja për versionet e reja të iPhone, përkundër faktit se ndryshime të shumta janë zbuluar edhe në iPhone 12. Njëri prej tipareve të reja të modelit të ri të iPhone pritet të jetë sensori i gjurmëve të gishtave që do të jetë nën ekranin e telefonit.

Ky funksion thuhet se nuk do ta zëvendësojë Face ID, por i njëjti do të ofrojë një mënyrë të re alternative për verifikimin e identitetit të përdoruesit në rast se përdoruesi është duke mbajtur maskë në fytyrë, gjë që do ta bënte Face ID-në më vështirë të aplikueshme.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë gjithashtu se Apple po teston ekranet e lakueshme, por për këtë natyrisht se duhet të pritet edhe pak kohë.Telegrafi