Kinë: Minatorët e bllokuar nga shpërthimi në një minierë ari
BKT
   Bota

Kinë: Minatorët e bllokuar nga shpërthimi në një minierë ari

Për më shumë se një javë nuk dihet ende asgjë për minatorët të bllokuar në një minierë ari, derisa ekipet e shpëtimit po punojnë përt shpëtimin e tyre.

Në Kinë, minatorët e bllokuar nën tokë nga një shpërthim minierë ari, kanë arritur të dërgojnë një mesazh te shpëtuesit, ku u bë e ditur se dhjetëra minatrorë ishin të ngujuar dhe të lënduar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP, tranameton RTKLive.

Një shpërthim minash ndodhi më shumë se një javë më parë, më 10 Janar në Qixia City, Provinca Shandong. 22 minatorë ishin ngujuar më shumë se 600 metra nga hyrja e minierës.

Bëhet e ditur se për një kohë të gjatë, asnjë shenjë jete nuk u mor nga punëtorët./RTKLive