16:17 / 18.01.2021
Finlandë: 168 raste me COVID, asnjë rast vdekjeje
Brenda 24 orëve të fundit në Finlandë janë regjistruar 168 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL).
Bëhet e ditur se 40,505 njerëz janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë në Finlandë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Gjithashtu njoftohet se janë vaksinuar 43.143 persona kundër koronavirusit.
Instituti vlerëson se numri aktual i dozave është më i madh, pasi që regjistri i vaksinimit po kryhet në proces të ngadalësuar, duke shkaktuar vonesë./RTKLive























