Zhduket kompjuteri i Pelosit
BKT
   Bota

Zhduket kompjuteri i Pelosit

Kompjuteri i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u vodh kur mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin.

FBI tani po heton një grua që u shçua për vjedhje. Siç njoftohet ajo kishte në plan të "shiste kompjuterin në Rusi".

Laptopi dhe gjërat tjera elektronika të Nancy Pelosit thuhet se janë vjedhur gjatë sulmit në Kapitol më 6 janar.

Gjatë trazirave, u përhapën edhe fotografi të asaj që thuhet të jetë kompjuteri i saj, me "shportën e postës elektronike ende të hapur", shkruan Reuters, transmeton RTKLive.

Kryeprokurori Micheal Sherwin ka komentuar më parë mbi vjedhjet elektronike, duke e quajtur atë një kërcënim të mundshëm për sigurinë e SHBA. "Ne thjesht nuk e dimë se sa i madh është dëmi për momentin," i tha Sherwin javën e kaluar Reuters./RTKLive