Indi: 15 persona vdiqën nga kamioni i mbeturinave
BKT
   Bota

Indi: 15 persona vdiqën nga kamioni i mbeturinave

Pesëmbëdhjetë njerëz, të pastrehë, teksa flinin pranë rrugës kanë gjetur vdekjen, pasi u shkelën nga një kamion mbeturinash shoferi i të cilit humbi kontrollin.

Viktimat ishin një foshnjë, tetë gra dhe gjashtë burra, bën të ditur policia e Suratit në shtetin e Guxharatit, në Indinë perëndimore. Gjashtë persona të tjerë u plagosën, njofton Dagbladet, transmeton RTKLive.

Kamioni i plehrave u përplas me një traktor në një kryqëzim pak pas mesnatës të së martës.

Shoferi i kamionit të plehrave humbi kontrollin e automjetit të tij doli nga rruga, me ç’rast shkeli mbi trupat e njerëzve që ishin duke fjetur, njofton policia induse.

Të dy shoferët janë arrestuar.

Kryeministri Narendra Modi, i cili vjen nga Gujarat, ka njoftuar se qeveria do t'u japë familjeve të viktimave dëmshpërblim.

Këtë aksident trafiku ai e quan ngjarje tragjike.

Në vitin 2019, mesatarisht 17 njerëz në orë vdiqën në aksidente trafiku në Indi./RTKLive