Dënohet me dy vjet e gjysmë burg, zëvendëskryetari i Samsungut

Dënohet me dy vjet e gjysmë burg, zëvendëskryetari i Samsungut

Zëvendëskryetari i Samsung Electronics, Jay Y. Lee, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim. Vndimin e ka dhënë Gjykata e Lartë e Seoulit

52-vjeçari ishte dënuar se i kishte dhënë mito një ndihmësi të ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe u burgos në vitin 2017. Por dënimi u reduktua dhe u kthye në dënim me kusht pas apelit.

Mirëpo, Gjykata Supreme e ktheu rastin sërish te Gjykata e Lartë e Seolit, që mori vendim të hënën për ta dënuar Lee-n me dy vjet e gjysmë burgim.