11:53 / 20.01.2021
Finlandë: 444 infeksione të reja me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), në Finlandë, raporton 444 raste të reja me koronavirus.
Po sipas këtij instituti bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar rreth 41,166 raste me koronavirus, njofton HS, transmeton RTKLive.
Gjithashtu njoftohet se të paktën në 69 komuna janë shfaqur infeksione të reja me koronavirus.
Më shumë se gjysma e infeksioneve u zbuluan në zonën e Helsinkit me 127 raste, për të vijuar me qytetet si: Vantaa (62), Espoo (53), Turku (21), Kuopio (26), etj.
Megjithatë Instituti Kombëtar i Shëndetit deh i Mirëqenies (THL) nuk ofron të dhëna për komunat me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë./RTKLive























