Karantinohet Navalny- shtyhet procesi gjyqësor
BKT
   Bota

Karantinohet Navalny- shtyhet procesi gjyqësor

Kritiku i regjimit rus, Alexei Navalny, mezi arriti të zbarkonte në Moskë para se të arrestohej, i akuzuar për shkelje të një dënimi të vjetër me kusht.

Tani politikani i opozitës do të shkojë përsëri në gjykatë - për shpifje ndaj një veterani të luftës. Por seanca e së mërkurës është shtyrë, pasi Navalny është në karantinë për shkak të koronavirusit, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Çështja ka të bëjë me një deklaratë të Alexei Navalny në një videoklip në Twitter, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese që rresidenti rus, Vladimir Putin, nxori me ndihmën e një referendumi të diskutueshëm verën e kaluar.

Në klip, Navalny sulmon një veteran rus të luftës nga Lufta e Dytë Botërore, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për Putinin dhe rregullat e reja, të cilat i japin, tashmë, mundësinë për të qëndruar në pushtet deri në 2036./RTKLive