Sudan, guvernatori i Darfurit Perëndimor i mbijeton një tentimi për vrasje
BKT
   Bota

Sudan, guvernatori i Darfurit Perëndimor i mbijeton një tentimi për vrasje

Në një deklaratë, qeveria e shtetit Darfuri Perëndimor tha se persona të armatosur me armë të rënda sulmuan shtëpinë e guvernatorit të martën vonë pas një takimi të sigurisë.

Guvernatori i shtetit Darfuri Perëndimor në Sudan, Muhammad Abdullah Al-Duma i ka mbijetuar një tentimi për vrasje, konfirmuan sot autoritetet lokale.

Në një deklaratë, qeveria e shtetit Darfuri Perëndimor tha se persona të armatosur me armë të rënda sulmuan shtëpinë e guvernatorit të martën vonë pas një takimi të sigurisë.

Sipas deklaratës, forcat e sigurisë zmbrapsën sulmin. Nuk u raportua për viktima apo të plagosur.

Guvernatori doli i padëmtuar. Derisa deklarata nuk shpalosi detaje të mëtejshme, mediat lokale theksuan se shpërthimet u dëgjuan në të gjithë shtetin gjatë sulmit.

Geneina, kryeqyteti i Darfurit Perëndimor i përfshirë nga konfliktet, kohët e fundit ka qenë dëshmitar i përplasjeve të dhunshme midis Massalit dhe fiseve arabe për tokën, burimet dhe zonat e kullotjes.

Sipas Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanezë (CCSD) së paku 159 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në dhunë.

Të shtunën, autoritetet sudaneze vendosën shtetrrethim të pacaktuar në shtet si përpjekje për t'i dhënë fund përleshjeve fisnore në zonë.