15:22 / 20.01.2021
Egjipti dhe Katari rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Më herët në janar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ranë dakord për t`i dhënë fund bojkotit të tyre ndaj Katarit.
Egjipti dhe Katari kanë vendosur të rivendosin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, thuhet në një delkaratë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Ftohjet e marrëdhënieve ndërshtetërore filluan më 2017, kur vendet akuzuan Katarin për mbështetjen e terrorizmit përmes bashkëpunimit me Iranin, një dyshim që Katari e ka hedhur poshtë.
Më 12 janar, Egjipti hapi hapësirën e tij ajrore për aeroplanët e Katarit dhe fluturimet midis dy vendeve kanë rifilluar./RTKLive























