17:33 / 20.01.2021
Bush, Clinton e Obama në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden
Ka filluar ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si president i 46-të i ShBA’së, raporton Gazeta Express.
Pjesëmarrës në ceremoni janë edhe ish-presidentët George W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama, ndërkaq ish-presidenti Jimmy Carter nuk do të mund të jetë pjesë e ceremonisë.
Zëvendëspresidenti Mike Pence i cili për dallim nga Trump ka vendosur që të marr pjesë në inaugurimin e Bidenit.
Joe Biden dhe Kamala Harris do të betohen si president dhe zëvendëspresident të ShBA’ve në ora 12:00 me kohën lokale të Washington D.C./GazetaExpress/


























