516 raste të reja me Covid dhe 27 viktima në 24 orë në Greqi

516 raste të reja me Covid dhe 27 viktima në 24 orë në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 27 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore raportuan 516 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 149973 që nga fillimi i pandemisë, prej të cilave 52.1% janë burra.

Në rastet e konfirmuara 230 prej tyre janë në Atikë, 69 në qendër të Athinës dhe 43 raste në Selanik.

Ndërkohë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5,545 humbje jetë.