OBSH: Varianti britanik i Covid-19 është zbuluar në të paktën 60 vende

OBSH: Varianti britanik i Covid-19 është zbuluar në të paktën 60 vende

Në të paktën në 60 vende e territore është raportuar varianti i ri britanik i koronavirusit, 10 vende më shumë se një javë më parë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë një njoftim për shtyp.

Ndër vendet që kanë raportuar variantin britanik janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili, India dhe Spanja.

Të hënën, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së (CDC) thanë se të paktën 122 raste të një varianti të Britanisë janë identifikuar në 20 shtete.

Kjo përfshin të paktën 46 raste në Florida; 40 në Kaliforni; gjashtë në Kolorado; pesë në Minesota; katër në Indiana dhe New York; dy në Connecticut, Maryland dhe Texas; dhe një në Xhorxhia, Illinois, Louisiana, Massachusetts, Michigan, New Mexico, Oregon, Pennsylvania, Utah, Wisconsin dhe Wyoming, raporton CNN.

CDC tha që kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në SH.B.A., por përkundrazi ato që janë gjetur duke analizuar mostrat pozitive. Agjencia paralajmëron që numrat e saj mund të mos përputhen menjëherë me ato të departamenteve shëndetësore shtetërore dhe lokale përcjell Albinfo.ch.

Ndërsa varianti, i njohur si B.1.1.7, duket se përhapet më lehtë, nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse ose shkakton sëmundje më të rëndë, sipas CDC.