Dalin pamje të reja të Apple iOS 14.4 beta 2

Dalin pamje të reja të Apple iOS 14.4 beta 2

Apple kohët e fundit lëshoi iOS 14.4 beta 2 dhe iPadOS 14.4 beta 2 për zhvilluesit dhe testuesit publik të versionit beta, ndërkaq më parë kemi parë disa video të beta-s së re, por tani kemi edhe një tjetër.

Videoja e re vjen nga iDeviceHelp dhe na jep një vështrim tjetër në beta-në e fundit të iOS 14.4 në iPhone.

Ekzistojnë shumë karakteristika të reja që vijnë në iPhone në iOS 14.4 dhe gjithashtu një sërë rregullimesh të defekteve në kod dhe përmirësimeve të performancës.

Meqenëse kjo është vetëm beta e dytë e iOS 14.4, do të kalojë pak para se të lëshohet versioni përfundimtar i softuerit, por pritet që softueri të arrijë gjatë muajit shkurt.