Bideni nënshkruan vendimet e para

Bideni nënshkruan vendimet e para

Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, të mërkurën ka nënshkruar tre urdhra ekzekutivë duke dhënë shenjat e para për prioritetet e tij dhe një nisje për largim të agjendës së pararendësit, Donald Trump.

“Kjo do të jetë hera e parë nga shumë angazhimet që do të kem këtu”, ka thënë ai para gazetarëve, në paraqitjen e parë zyrtare nga Zyra Ovale. “Mendoj se s’kemi kohë për të humbur. Duhet të punojmë menjëherë”.

Ai ka nënshtruar një urdhër që kërkon mbajtjen e maskës, një për të siguruar barazinë racore dhe një tjetër për kthim në Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Bideni ka thënë se këto do të jenë ndër detyrat e para në punën e tij.