Së paku 43 imigrantë vdesin nga përmbytja e barkës afër Libisë,
BKT
   Bota

Së paku 43 imigrantë vdesin nga përmbytja e barkës afër Libisë,

Kombet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se së paku 43 persona kanë vdekur pas përmbytjes së një barke me imigrantë afër brigjeve të Libisë, në Detin Mesdhe.

Dhjetë persona mbijetuan, ndërsa përmbytja ndodhi pas prishjes së motorit të barkës disa orë pas nisjes së lundrimit nga qyteti bregdetar, Zawiya, në perëndim të kryeqytetit Tripoli, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në deklaratën e përbashkët të agjencive të OKB-së për refugjatë dhe imigrantë thuhet se kjo ishte përmbytja e parë e një barke me imigrantë në Mesdheun qendror këtë vit. Qindra persona kanë vdekur në incidente të ngjashme vitin e kaluar.

Një zëdhënës i organizatës “Alarm Phone”, e cila komunikon me imigrantët dhe refugjatët që janë në vështirësi gjatë lundrimit, tha se ky incident është rezultat i politikave kufitare të Evropës.