Disa të vrarë në sulmin vetëvrasës në Bagdad
BKT
   Bota

Disa të vrarë në sulmin vetëvrasës në Bagdad

Të paktën tre persona janë vrarë pas një sulmi vetëvrasës në Bagdad.

Ngjarja ndodhi në një treg në kryeqytetin irakian, Bagdad, njoftonAftonbladet, transmeton RTKLive.

Siç njoftohet nga policia irakiane përveç viktimave, 16 persona të tjerë janë plagosur rëndë, kështu që ekziston rreziku që numri i të vdekurve të rritet.

Viteve të fundit Iraku karakterizohej me konflikte fetare, prandaj sulmet vetëvrasëse janë bërë relativisht të rralla në Bagdad./RTKLive