Koreja e Jugut formon agjencinë për anti-korrupsion
Presidenti Moon Jae-in autorizoi zyrtarisht Kim Jin-wook për të drejtuar agjencinë pasi Asambleja Kombëtare miratoi emërimin e tij.
Koreja e Jugut sot zyrtarisht ka formuar një agjenci të fuqishme anti-korrupsion për të hetuar zyrtarë të rangut të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Moon Jae-in autorizoi zyrtarisht Kim Jin-wook për të drejtuar agjencinë pasi Asambleja Kombëtare miratoi emërimin e tij pas dëgjimit të tij të konfirmimit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Kim, 54-vjeç, është një ish gjykatës i cili do të drejtojë agjencinë hetimore me ekipin e tij të prokurorëve dhe hetuesve prej 65 anëtarëve.
"Jam plotësisht i vetëdijshëm se njerëzit shpresojnë të shohin korrupsionin midis zyrtarëve të lartë të çrrënjosur dhe institucionet e fuqishme të reformohen", citoi agjencia të ketë thënë Kim gjatë seancës së tij të konfirmimit.
Qeveria ka autorizuar agjencinë për të hetuar raste korrupsioni të zyrtarëve qeveritarë, ligjvënësve dhe prokurorëve, përfshirë presidentin.
Sipas agjencisë, agjencia e hetimit po ashtu ka fuqinë për të paditur kur bëhet fjalë për krime që përfshijnë kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin e përgjithshëm, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë të policisë dhe ushtrisë. Aktualisht, dy ish-presidentë të Koresë së Jugut janë në burg për korrupsion.
Të hënën, Moon refuzoi çdo hap të hershëm për t’u ofruar falje speciale dy paraardhësve të tij të burgosur.
"Hapi për t'u dhënë falje të veçanta Park dhe Lee nuk do të pranohet nga mendja e shëndoshë e njerëzve dhe as unë nuk mund t'i pranoj ato", tha Moon.
Më 14 janar, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut mbështeti dënimin me 20 vjet burg për ish-presidenten Park Geun-hye, udhëheqësja e parë grua e vendit, për korrupsion. Në tetor, Gjykata e Lartë e vendit mbështeti dënimin me burg prej 17-vjet të ish-presidentit Lee Myung-bak me akuza korrupsioni.























