Në Kiev të Ukrainës festohet Dita e Bashkimit të Ukrainës
BKT
   Bota

Në Kiev të Ukrainës festohet Dita e Bashkimit të Ukrainës

Presidenti Zelensky gjatë ceremonisë vendosi lule tek monumenti i udhëheqësit të lëvizjes kombëtare, Mykhailo Hrushevsky.

Organizohet ceremoni zyrtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me rastin e Ditës së Bashkimit të Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Perëndimore Popullore të Ukrainës në vitin 1919, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni ishin të pranishëm, presidenti Vladimir Zelensky, kryeministri Denis Shmygal, kryetari i Parlamentit Dmitriy Razumkov dhe shefi i zyrës presidenciale Andriy Yermak.

Presidenti Zelensky gjatë ceremonisë vendosi lule tek monumenti i udhëheqësit të lëvizjes kombëtare, Mykhailo Hrushevsky.

Dita e Bashkimit në Ukrainë festohet që nga viti 1999 me rastin e përvjetorit të bashkimit të Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Perëndimore Popullore të Ukrainës në vitin 1919.