13:34 / 22.01.2021
KE do të kërkojë sqarime nga Pfizer për shkak të vonesave të vaksinave
Komisioni Evropian do të kërkojë një shpjegim nga kompania amerikane Pfizer, për shkak të së cilës dërgimi i vaksinave kundër virusit korona po vonohet përsëri, tha sot një zëdhënës i KE-së.
Pfizer është dashur të dorëzojë sasi të reja të vaksinave në BE javën e ardhshme, raporton Reuters.
Më herët, kompania Pfizer njoftoi se nuk do të ketë më vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit, pasi ajo tashmë ka shtyrë dërgimin një herë, me shpjegimin se duhet të rrisë prodhimin.























