Iran, 75 vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, 75 vdekje të reja nga COVID-19

Numri i të vdekurve në mbarë vendin ka shkuar në 57.225.

Në Iran, 75 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.305 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.360.825, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 57.225.

Lari theksoi se 4.134 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.151.676.

Deri më tani, vendi ka kryer 8.796.864 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.